Lajmet

29 prill 2024

Shpallet tenderi për dizajnin preliminar për linjat hekurudhore

𝐅𝐮𝐬𝐡𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈-𝐊𝐥𝐢𝐧𝐞̈-𝐏𝐞𝐣𝐞̈, me gjatësi 𝟖𝟏 𝐤𝐦 si dhe 𝐊𝐥𝐢𝐧𝐞̈-𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧, me gjatësi 𝟓𝟖 𝐤𝐦.

Me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, sot kemi shpallur tenderin për dizajnin preliminar për linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë si dhe Klinë-Prizren, ku përfshihen punët ndërtimore, sinjalizimi, telekomunikacioni dhe elektrifikimi.

 

Lexo dhe:

Nënshkruhet e memorandumi me Komunën e 𝐏𝐨𝐝𝐮𝐣𝐞𝐯𝐞̈𝐬, të cilën komunë po e financojmë me plot 𝟏,𝟎𝟑𝟔,𝟔𝟓𝟎.𝟎𝟎€

Këto mjete do të dedikohen për këto Projekte Infrastrukturore:

Rikonstruimi dhe Rehabilitimi i rrugës "Dëshmorët Babatinca", në vlerë prej 537,000€;

Ndërtimi dhe Asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeqël - Dumosh, në vlerë prej 159,000€;

Ndërtimi dhe Asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash - Dobratin, në vlerë prej 155,500€; si dhe

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga Gurëthyesi deri në rrugën “Sahit Llalloshi”, në vlerë prej 185,150€.

Lexo më shumë

Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumeve me komunen e Vushtrrise

Sot e filluam ditën me aktivistë të Qendrës në Vushtrri ku bashkarisht vizituam rrugë të cilat po i financojmë në këtë komunë, për të vazhduar më tej me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬𝐞̈, të cilën komunë po e financojmë me 𝟓𝟗𝟏,𝟓𝟎𝟎.𝟎𝟎€.

Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i Projekteve Infrastrukturore të cekura si më poshtë:

  • Projekti i rrugës R220 nga Ura e Sitnicës deri te Llamkos;
  • Projekti i Rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë - Balincë;
  • Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnice e Ulët - Dumnicë e Epërm; si dhe
  • Projekti i rehabilitimit të rrugës Dëshmorët e Kombit.

     

Lexo më shumë