Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumeve me komunen e Vushtrrise
Sot e filluam ditën me aktivistë të Qendrës në Vushtrri ku bashkarisht vizituam rrugë të cilat po i financojmë në këtë komunë, për të vazhduar më tej me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬𝐞̈, të cilën komunë po e financojmë me 𝟓𝟗𝟏,𝟓𝟎𝟎.𝟎𝟎€.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i Projekteve Infrastrukturore të cekura si më poshtë:
- Projekti i rrugës R220 nga Ura e Sitnicës deri te Llamkos;
- Projekti i Rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë - Balincë;
- Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnice e Ulët - Dumnicë e Epërm; si dhe
- Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit”.