Është nënshkruar kontrata per rikonstruimin e rrugës ’Gorenje-Graqanuce
Lajm shumë i mirë, nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës nga 𝐧𝐲𝐣𝐚 𝐭𝐞𝐤 𝐆𝐨𝐫𝐞𝐧𝐣𝐞, 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐫𝐚𝐪𝐚𝐧𝐢𝐜𝐞̈𝐬.
Do të bëhet komplet rikonstruimi i rrugës me gjatësi prej 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës.
Kostoja e këtij projekti është 1,737,871,42€. Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë.
Kjo rrugë e cila është mjaft e dëmtuar do të rregullohet sipas standardeve më të larta dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët e shumtë që e frekuentojnë këtë aks rrugor.