𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐏𝐞𝐭𝐞𝐫𝐬𝐛𝐞𝐫𝐠 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐊𝐥𝐢𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞
Gjatë Qeverisjes tonë, për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, kemi arritur që të jemi direkt të përfshirë në dialogun për klimën, pas arritjeve në tranzicion për energji të pastër dhe aprovimit të Ligjit për Ndryshime Klimatike.
Me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme znj. Annalena Baerbock nga Republika Federale e Gjermanisë, Kosova tani po e shënon vitin e tretë radhazi që po merr pjesë në këtë dialog të rëndësishëm, për të ritheksuar qëndrimin tonë.
Përderisa ndikimi i ndryshimeve klimatike përmes vërshimeve e thatësirave po vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve, ne po e ritheksojmë vazhdimisht që Kosovës i duhet trajtim i barabartë e asesi diskriminues, në çdo aspekt, e në veçanti në qasje tek fondet multilaterale për klimën.