Lajmet
Në dy vitet e fundit, Republika e Kosovës i'u është bashkuar Iniciativës për Qeverisje të Gjelbër (GGI) të iniciuar nga ShBA-të
Në dy vitet e fundit, Republika e Kosovës i'u është bashkuar Iniciativës për Qeverisje të Gjelbër (GGI) të iniciuar nga ShBA-të. Ky angazhim do të theksohet edhe më tej në takimin e ardhshëm të GGI-së, ku Kosova do të prezantojë strategjinë dhe përkushtimin e saj të plotë ndaj qeverisjes së gjelbër dhe veprimeve për klimën.
Në këtë takim, me mbi 180 pjesëmarrës nga mbi 60 shtete të ndryshme, Agim Mazreku, në emër të MMPHI, do të prezantojë qasjen gjithëpërfshirëse të Kosovës ndaj qeverisjes së gjelbër dhe angazhimin ndaj ndryshimeve klimatike. Takimi do të zhvillohet nën udhëheqjen e z. Andrew Mayock, Shefi Federal i Qëndrueshmërisë brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit dhe Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për cilësinë e mjedisit.