Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë
Sapo nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë.
Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe me Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë, znj. Anna Lührmann, nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për “Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë” në mes Ministrisë së Mjedisit, Plaifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Jashtme Federale të Republikës Federale të Gjermanisë.
Për MMPHI-në, kjo marrëveshje formalizon bashkëpunimin tonë me Qeverinë e Shtetit Gjerman në fushën e ndryshimeve klimatike dhe negociatat ndërkombëtare të ndryshimeve klimatike në të cilat Kosovës për dy vitet e fundit ju është mundësuar pjesëmarrja për herë të parë përmes ndihmës nga shteti Gjerman.
Përmes kësaj marrëveshje po riafirmojmë partneritetin e ngushtë që e kemi me Gjermaninë, në çdo fushë, në veçanti për Energji dhe Klimë. Do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit!