Lajmet

03 shkurt 2024

Takimi i parë i Sekretariatit të Këshillit për Ndryshime Klimatike për vitin 2024

Për këtë vit, Sekretariati ka vendosur në fokus:

• zbatimin e ligjit,

• masat e zbutjes dhe përshtatjes, si dhe

• ngritjen e kapaciteteve të brendshme.

Me Ligjin për Ndryshime Klimatike tashmë në fuqi, jemi angazhuar menjëherë për zbatimin e tij. Sekretariati është duke u koordinuar edhe me partnerë e donatorë, për të përfunduar Planin për Energji dhe Klimë, NDC-në vullnetare, e për të filluar punën për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.

UNDP Kosovo

USAID Kosovo

European Union in Kosovo

GIZ Kosovo

German Embassy Pristina

Embassy of Japan in Kosovo

Lexo dhe:

Vazhdojnë punimet për hartimin e Udhëzimeve Administrative të Agjencionit Kadastral të Kosovës


Vazhdojnë punimet efikase në punëtorinë për hartimin e Udhëzimeve Administrative të Agjencionit Kadastral të Kosovës

Sot, në sesionin e punës për hartimin e Udhëzimeve Administrative për Ligjin e Kadastrës së Pronës së Paluajtshme, bashkë me drejtorin e AKK-së(Agjencia Kadastrale e Kosovës), Avni Ahmeti, dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluam një diskutim të hollësishëm mbi progresin e punës, duke përfshirë trajtimin e Udhëzimeve Administrative, me qëllim të finalizimit të tyre brenda një afati të shkurtër kohor.

Ritmi i punës dhe planet ambicioze të AKK-së, në kuadër të MMPHI-së, për përfundimin e 11 udhëzimeve deri në mars janë njëherit rezultat i një bashkëpunimi dhe pune të mirëfilltë. Këto udhëzime shërbejnë për një reformë rrënjësore në sektorin e kadastrës, dhe besojmë se përkushtimi jonë po krijon kushte të favorshme për themelimin e një sistemi kadastral të rregullt e të saktë, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Lexo më shumë

Hartimi dhe përgatitja e gjashtëmbëdhjetë (16) projektligjeve kyçe, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2024

Në vijim të angazhimeve legjislative për vitin 2024, kemi parashikuar të ndërmarrim hapat e nevojshëm për hartimin dhe përgatitjen e gjashtëmbëdhjetë (16) projektligjeve kyçe, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Këto propozime ligjore, të cilat gëzojnë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit tonë, e për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, do t'i nënshtrohen miratimit në Qeveri dhe më pas do të paraqiten për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi ynë është që të gjitha këto projektligje të miratohen brenda afatit të përcaktuar, deri në përfundim të vitit 2024, për të siguruar zbatimin efektiv në përputhje me prioritetet dhe objektivat tona.

 

Lexo më shumë