Lajmet

17 janar 2024

Aliu: Ka darkordim të dyanshëm për trasenë e hekurudhës Prishtinë – Durrës

✅ Tashmë përfundimisht, kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kaloj hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
🚆Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin.

Lexo dhe:

Nënshkruhet projekti me i madh infrastrukturor ne komunën e Gjilanit

Këtë vit nisin punimet për fazën e parë të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Gjilanit, në vlerë totale prej 27 milionë euro

Lexo më shumë

Për 3 vite të Qeverisjes janë eliminuar mbi 1500 deponi ilegale

Koordinimi i suksesshëm ndër-institucional, ka rezultuar në eliminimin e mbi 1500 deponive ilegale në tre vitet e fundit në Kosovë.


Largimi dhe eliminimi i qëndrueshëm i këtyre deponive ka rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve, përmes kalimit në ekonominë qarkore dhe shfrytëzimit të hapësirave për qëllime rekreative. Kjo gjithashtu shpreh përkushtimin tonë për arritjen e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian, duke synuar integrimin tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm dhe partneritetit shumë-palësh dhe punës aktive sistematike, MMPHI, Komuna të Republikës së Kosovës, Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, dhe partnerët ndërkombëtar, si GIZ Kosovo, nëpërmjet qeverisë gjermane dhe BMZ, por dhe veçanërisht të rolit aktiv të Bashkimit Evropian (European Union in Kosovo), është arritur që në tre vite të eliminohen përmbi 1500 deponi ilegale në tërë vendin.

Megjithatë, mbetet ende sfiduese numri prej rreth 700 deponive ilegale, të cilat jemi të përkushtuar që së bashku t’i eliminojmë, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante dhe veçanërisht qytetarët. 

Lexo më shumë