Lajmet

16 janar 2024

Nënshkruhet projekti me i madh infrastrukturor ne komunën e Gjilanit

Këtë vit nisin punimet për fazën e parë të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Gjilanit, në vlerë totale prej 27 milionë euro

Lexo dhe:

NJË TJETËR HAP I RËNDËSISHËM PËRPARA PËR RRUGËN PRIZREN-TETOVË

Sot në Shkup, nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, si lidhje e dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundëson krijimin e një korridori rrugor të ri me ndikim në skenën rajonale të Ballkanit, duke i lidhur jo vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe Prishtinën me Durrësin dhe Tiranën, përmes autostradës "Ibrahim Rugova".

Falënderoj Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, nga Maqedonia e Veriut, Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministrat Bekim Rexhepi dhe Hysen Durmishi, si dhe të gjithë ekspertët e ndryshëm, për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të pamohueshëm në arritjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit.

Kontributi i gjithsecilit është jetësor për zhvillimin dhe suksesin e këtij projekti, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendeve tona si dhe integrimin rajonal.

Lexo më shumë

Aliu: Ka darkordim të dyanshëm për trasenë e hekurudhës Prishtinë – Durrës

✅ Tashmë përfundimisht, kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kaloj hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
🚆Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin.
Lexo më shumë