Lajmet

12 janar 2023

Ministri Liburn Aliu takoi z. Martin Vickers

Nder i veçantë që të takohem sërish me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. 

Me z. Vickers, bashkëbiseduam për një gamë të gjerë temash të cilat aktualisht janë në tryezën e punës si trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave , rritja e kapaciteteve ujore, si dhe projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. 

Në këtë takim riafirmuam partneritetin e ngushtë që e kemi me Britaninë e Madhe , dhe shpreha mirënjohjën time për përkrahjen dhe kontributin e tyre të pakursyer, njëherit në Dhjetor do ti presim në vizitë në Kosovë, z. Martin Vickers dhe përfaqësuesit e ‘UK Export Finance’ (UKEF).

Lexo dhe:

Nënshkrimi i aneks memorandumeve të mirëkuptimit me komunën e Gjilanit dhe Rahovecit

  • Gjilan - Financimi i Projektit për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të Lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro. 
  • Rahovec - Financimi i Projektit për rregullimin e shtretërve të Lumenjëve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro.
Lexo më shumë

Takim me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) në Mbretërinë e Bashkuar

Takim me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) në Mbretërinë e Bashkuar , me të cilët diskutuam për projektin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

 

Tanimë që mjetet për studimin e fizibilitetit janë siguruar dhe është hapur tenderi për projektin e linjës hekurudhore , diskutuam për fazën që ka të bëjë me përcaktimin e financimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën. Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë.

Lexo më shumë