Nënshkrimi i memorandumeve të mirëkuptimit me 3 komuna të Kosovës
Nënshkruam dy aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Klinës dhe Istogut, dhe një memorandum mirëkuptimi me komunën e Skenderajt.
Klinë - Financimi i Projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë, në vlerë prej 60 mijë euro.
Istog - Financimi i Projektit për ndërtimin e Parkut të Qytetit në lokacionin e ish Ndërrmarrjes Publike, në vlerë prej 85 mijë euro.
Skenderaj - Financimi i Projektit për rregullimin e shtratit të Lumit Klina, në vlerë prej 125 mijë euro.
Njashtu, diskutuam për nevojën e bashkëpunimit në projekte tjera që janë në interes të qytetarëve , e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
