Lajmet

12 janar 2023

Takim me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) në Mbretërinë e Bashkuar

Takim me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) në Mbretërinë e Bashkuar , me të cilët diskutuam për projektin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

 

Tanimë që mjetet për studimin e fizibilitetit janë siguruar dhe është hapur tenderi për projektin e linjës hekurudhore , diskutuam për fazën që ka të bëjë me përcaktimin e financimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën. Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë.

Lexo dhe:

Ministri Liburn Aliu takoi z. Martin Vickers

Nder i veçantë që të takohem sërish me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. 

Me z. Vickers, bashkëbiseduam për një gamë të gjerë temash të cilat aktualisht janë në tryezën e punës si trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave , rritja e kapaciteteve ujore, si dhe projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. 

Në këtë takim riafirmuam partneritetin e ngushtë që e kemi me Britaninë e Madhe , dhe shpreha mirënjohjën time për përkrahjen dhe kontributin e tyre të pakursyer, njëherit në Dhjetor do ti presim në vizitë në Kosovë, z. Martin Vickers dhe përfaqësuesit e ‘UK Export Finance’ (UKEF).

Lexo më shumë

U mbajt takim i Grupit Punues Ndërministror për Planin Hapësinor të PK “Sharri”

U mbajt takimi i parë i GPNM që do të jetë në përkrahje të Institutit për Planifikim Hapësinor gjatë procesit të hartimit të Planit Hapësinor për PK “Sharri”. GPNM është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Qeverisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohen nga zhvillimet në territorin e Parku. Pjesë e rëndësishme e GPNM-së janë edhe përfaqësuesit e pesë komunave pjesëmarrëse në Park (Dragash, Prizren, Suharekë, Shtërpce dhe Kaçanik). Në takim fillimisht u prezantuan arsyet për hartimin e Planit të ri Hapësinor, duke vazhduar më tutje me hapat e rëndësishëm në procesin e hartimit të Planit. Gjatë prezantimit u potencua se ndihma dhe përkrahja e GPNM-së, në veçanti e Drejtorisë së PK “Sharri” është shumë e rëndësishme për faktin se të dhënat, rekomandimet dhe vërejtjet do të ndihmojnë në përmbajtjen përfundimtare të dokumentit.
Lexo më shumë