Po bëjmë realitet një tjetër premtim për të cilin jemi angazhuar bashkë me Ministrin e MAPL-së, z. Elbert Krasniqi
Po bëjmë realitet një tjetër premtim për të cilin jemi angazhuar bashkë me Ministrin e MAPL-së, z. Elbert Krasniqi
Sapo nënshkruam marrëveshjen për financimin e projektit të rregullimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës, për lagjen 028 dhe 029, Bardhin e Madh, si dhe fshatin Sllatinë e Madhe.
Projekti synon që të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore, në kuadër të përkrahjes së komunave.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë financimin e projektit dhe pagesat për vlerën e financimit do të bëhen në bazë të realizimit të punimeve sipas kushteve të kontratës.
Vlera e projektit është 1.000.000,00 €, ku në vitin 2022 do të financohet shuma 300.000,00 € dhe në vitin 2023 është paraparë financimi i vlerës prej 700.000,00 €.
