Projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës
Jemi angazhuar maksimalisht për sigurimin e lokacionit për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë "Solar4Kosovo", i cili sot po fillon të jetësohet në Kosovë.
Ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës, dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Nga ky bashkëpunim i ndërsjellë do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Republikës, me ç’rast:
- Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore rreth 40.000 mijë banorëve;
- Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit;
- Do të shtohen kapacitetet e ngrohjes përmes zgjerimit të rrjetit rreth 50MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë;
- Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
- Do të reduktohet ndotja e ajrit duke kontibuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike;
- Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2; si dhe
- Do të bëhet mbledhja e energjisë diellore gjatë verës, konzervimi i saj, e më pas përdorimi i energjisë së ruajtur për ngrohje qendrore gjatë dimrit.
Falënderoj Bashkimin Evropian, Bankën Gjermane për Zhvillim dhe BERZh për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Ministrat Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Jemi në koordinim të plotë për projektet tona të përbashkëta.
