Lajmet

20 dhjetor 2022

Projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës

Jemi angazhuar maksimalisht për sigurimin e lokacionit për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë "Solar4Kosovo", i cili sot po fillon të jetësohet në Kosovë. 

 

Ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës, dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.

 

Nga ky bashkëpunim i ndërsjellë do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Republikës, me ç’rast: 

 

  • Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore rreth 40.000 mijë banorëve;
  • Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit;
  • Do të shtohen kapacitetet e ngrohjes përmes zgjerimit të rrjetit rreth 50MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë; 
  • Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
  • Do të reduktohet ndotja e ajrit duke kontibuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike;
  • Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2; si dhe
  • Do të bëhet mbledhja e energjisë diellore gjatë verës, konzervimi i saj, e më pas përdorimi i energjisë së ruajtur për ngrohje qendrore gjatë dimrit.  

 

Falënderoj Bashkimin Evropian, Bankën Gjermane për Zhvillim dhe BERZh për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Ministrat Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. 

 

Jemi në koordinim të plotë për projektet tona të përbashkëta.

Lexo dhe:

Në kuadër të projektit FLOWS, sot është mbajtur punëtoria: “Analiza e formave të mundshme të shkatërrimit të Digave ekzistuese në Kosovë, vlerësimi i tyre dhe planet e veprimit për rritjen e sigurisë së Digave.”

Në kuadër të projektit FLOWS, sot është mbajtur punëtoria: “Analiza e formave të mundshme të shkatërrimit të Digave ekzistuese në Kosovë, vlerësimi i tyre dhe planet e veprimit për rritjen e sigurisë së Digave.”

Moderuar nga ekspertë të fushës nga Shqipëria, e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të MMPHI-së, komunave, operatorëve të digave dhe Bankës Botërore, u diskutua në hollësi për çështjet e sigurisë, përmirësimin e operimit dhe nevojën për rehabilitimin dhe avancimin e sistemeve të monitorimit të gjashtë digave ekzistuese në Kosovë, përkatësisht digat e Batllavës, Badovcit, Përlepnicës, Radoniqit, Ujmanit dhe Livoçit.

Në takim u identifikuan sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sot Kosova sa i përket sigurisë së digave ekzistuese, rrjedhimisht u dhanë rekomandime specifike për përmirësimin e sigurisë, monitorimit e mirëmbajtjes së digave si dhe rritjen e kapaciteteve ujore, që do të kontribuonin për furnizimin me ujë të popullsisë së Kosovës, në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore.

ARPL, si Autoriteti kryesor në MMPHI për menaxhimin e ujërave, ka ndërmarrë disa hapa konkret në këtë drejtim, si: themelimin e njësisë së digave duke rekrutuar ekspert (senior dhe junior) për menaxhimin dhe operimin e digave, inicimin e sistemin e monitorimit për digat ekzistuese, propozim projektin për sistemet e alarmeve automatike dhe moderne në këto diga dhe iniciativa të ngjajshme.

Gjatë punëtorisë, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu theksoi se siguria e digave ka rëndësi të veçantë për jetën e populltës, aktivitetet ekonomike që shfrytëzojnë ujin e akumulimeve të këtyre digave, e marrë parasysh këtë, duhet konsolidim institucional i mëtejshëm për përmirësimin substancial të sigurisë së digave ekzistuese me ç’rast do të mundësohet shfrytëzimi optimal i tyre.

Këto vepra hidroteknike për nga pikëpamja financiare, janë me kosto të lartë për një vend të vogël si i yni dhe kjo do të thotë që duhet të vlerësojmë dhe mirëmbajmë shumë mirë digat ekzistuese që i kemi, rrjedhimisht veprimet të cilat duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse në kuptimin ligjor dhe institucional, dhe veprimet teknike të nevojshme për rehabilitimin dhe për monitorimin e digave përfshijnë:

Vendosja e intrumenteve të duhura të monitorimit në trupin e digave.

Instalimi i sistemeve të alarmit.

Certifikimi i sigurisë së digave, si dhe

Përpilimi i rregullave, standardeve teknike dhe planeve të sigurisë së digave.

Lexo më shumë

Po bëjmë realitet një tjetër premtim për të cilin jemi angazhuar bashkë me Ministrin e MAPL-së, z. Elbert Krasniqi

Po bëjmë realitet një tjetër premtim për të cilin jemi angazhuar bashkë me Ministrin e MAPL-së, z. Elbert Krasniqi

 

Sapo nënshkruam marrëveshjen për financimin e projektit të rregullimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës, për lagjen 028 dhe 029, Bardhin e Madh, si dhe fshatin Sllatinë e Madhe. 

 

Projekti synon që të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve  dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore, në kuadër të përkrahjes së komunave. 

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë financimin e projektit dhe pagesat për vlerën e financimit do të bëhen në bazë të realizimit të punimeve sipas kushteve të kontratës. 

 

Vlera e projektit është 1.000.000,00 €, ku në vitin 2022 do të financohet shuma 300.000,00 € dhe në vitin 2023 është paraparë financimi i vlerës prej 700.000,00 €. 

Lexo më shumë