Lajmet

01 tetor 2025

Reagim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në lidhje me deklaratat e përsëritura gjatë fushatës zgjedhore lidhur me kompetencat e saj për dhënien e lejeve ndërtimore, sqaron opinionin publik si vijon:

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim, kompetenca për lëshimin e lejeve ndërtimore është e ndarë sipas kategorive:

Për ndërtime të kategorisë I dhe II, kompetente për lëshimin e lejeve janë komunat, ndërsa për ndërtime të kategorisë III, kompetencën për lëshimin e lejeve e ka MMPHI.

Në kategorinë e I, bëjnë pjesë ndërtime të vogla, me ndikim minimal në mjedis dhe hapësirë si shtëpi individuale banimi, objekte të vogla ndihmëse si depo, stalla etj.

Në kategorinë e II, bëjnë pjesë ndërtime me rëndësi mesatare, që kanë ndikim më të madh në mjedis si pallate banimi kolektive dhe komplekse banesore; Objekte afariste, tregtare, hotele, shkolla, spitale komunale; 

Objekte prodhuese dhe industriale të mesme etj.

trada, hekurudha, aeroporte, porte; Hidrocentrale, termocentrale, Impiante të mëdha të trajtimit të ujërave, deponi rajonale; Objekte ushtarake dhe të sigurisë kombëtare; Projekte të mëdha industriale dhe energjetike dhe çdo gjë tjetër siç parashihet në dispozitën tek shtojca 1, i Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtimin.

Roli i MMPHI, në raport me ndërtimet e kategorive I dhe II, është vetëm në kuadër të procedurave të ankesës, ashtu siç përcaktohet në Ligjin nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, konkretisht:

Në rast të refuzimit të kërkesës nga komuna, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në MMPHI.

MMPHI shqyrton ankesën dhe mund ta aprovojë ose ta refuzojë atë siç përcaktohet në Ligjin nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 

Komunat, nëse nuk pajtohen me vendimin e MMPHI-së, kanë të drejtë që brenda 30 ditëve të iniciojn procedurë për konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente.

Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se MMPHI nuk lëshon leje ndërtimi për kategoritë I dhe II, por vetëm për kategorinë III, dhe ushtron kompetencat e saj ligjore vetëm në kuadër të trajtimit të ankesave administrative.

MMPHI fton të gjithë akterët politikë dhe publikë që të jenë të saktë në komunikimet e tyre, në mënyrë që qytetarët të informohen drejt mbi rolin dhe përgjegjësitë ligjore të institucioneve.

 

Lexo dhe:

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në takim njoftues Sh.T. Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, z. Iwama Kiminori

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, priti në takim njoftues Sh.T. Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, z. Iwama Kiminori. Ai shprehu falënderimin e veçantë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shtetit të Japonisë me Kosovën.
Ekspertiza e tyre përbën një vlerë të shtuar dhe është e mirëpritur për Kosovën, duke shërbyer si garanci për hapa të qëndrueshëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit.

U dakorduam që të koordinohemi sa më mirë për vizitën e një delegacioni të madh nga Japonia, i cili do të vijë në muajin nëntor në Prishtinë, në kuadër të Konferencës së Bashkëpunimit Kosovë–Japoni.
Ministria jonë do të mirëpresë dhe përgatisë informata kyçe e prezantime, sidomos për fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe transportit hekurudhor, si dy sektorë me prioritet të lartë për ne.

Lexo më shumë

Prezantimi i raportit hidrologjik për projektin “Dizajni Detal i Digës së Pollatës”

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), kompania projektuese prezantoi raportin hidrologjik për projektin “Dizajni Detal i Digës së Pollatës”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kyçe të nivelit lokal dhe qendror, përfshirë: Kabinetin e Ministrit të MMPHI-së, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komunën e Podujevës, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Autoritetin Rajonal të Pellgjeve Lumore, si dhe përfaqësues të programit FLOWS.

Raporti hidrologjik paraqet një analizë të detajuar mbi potencialin ujëmbajtës të pellgut të Pollatës, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për planifikimin e mëtejmë të projektit. Gjatë prezantimit u theksua se ky projekt do të ketë rol vendimtar në:

  • Sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijes për rajonin,
  • Mundësimin e ujitjes së tokave bujqësore,
  • Nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social në zonë.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart punën e kryer në këtë fazë të studimit dhe theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për realizimin e suksesshëm të fazave të ardhshme.

Projekti i digës së Pollatës pritet të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e infrastrukturës ujore në Kosovë.

Lexo më shumë