Reagim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në lidhje me deklaratat e përsëritura gjatë fushatës zgjedhore lidhur me kompetencat e saj për dhënien e lejeve ndërtimore, sqaron opinionin publik si vijon:
Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim, kompetenca për lëshimin e lejeve ndërtimore është e ndarë sipas kategorive:
Për ndërtime të kategorisë I dhe II, kompetente për lëshimin e lejeve janë komunat, ndërsa për ndërtime të kategorisë III, kompetencën për lëshimin e lejeve e ka MMPHI.
Në kategorinë e I, bëjnë pjesë ndërtime të vogla, me ndikim minimal në mjedis dhe hapësirë si shtëpi individuale banimi, objekte të vogla ndihmëse si depo, stalla etj.
Në kategorinë e II, bëjnë pjesë ndërtime me rëndësi mesatare, që kanë ndikim më të madh në mjedis si pallate banimi kolektive dhe komplekse banesore; Objekte afariste, tregtare, hotele, shkolla, spitale komunale;
Objekte prodhuese dhe industriale të mesme etj.
trada, hekurudha, aeroporte, porte; Hidrocentrale, termocentrale, Impiante të mëdha të trajtimit të ujërave, deponi rajonale; Objekte ushtarake dhe të sigurisë kombëtare; Projekte të mëdha industriale dhe energjetike dhe çdo gjë tjetër siç parashihet në dispozitën tek shtojca 1, i Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtimin.
Roli i MMPHI, në raport me ndërtimet e kategorive I dhe II, është vetëm në kuadër të procedurave të ankesës, ashtu siç përcaktohet në Ligjin nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, konkretisht:
Në rast të refuzimit të kërkesës nga komuna, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në MMPHI.
MMPHI shqyrton ankesën dhe mund ta aprovojë ose ta refuzojë atë siç përcaktohet në Ligjin nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Komunat, nëse nuk pajtohen me vendimin e MMPHI-së, kanë të drejtë që brenda 30 ditëve të iniciojn procedurë për konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente.
Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se MMPHI nuk lëshon leje ndërtimi për kategoritë I dhe II, por vetëm për kategorinë III, dhe ushtron kompetencat e saj ligjore vetëm në kuadër të trajtimit të ankesave administrative.
MMPHI fton të gjithë akterët politikë dhe publikë që të jenë të saktë në komunikimet e tyre, në mënyrë që qytetarët të informohen drejt mbi rolin dhe përgjegjësitë ligjore të institucioneve.