Lajmet

14 korrik 2025

Takimi në Komunën e Klinës, me kryetarin e komunës, z. Zenun Elezaj

Para tre vitesh, gjatë një takimi në Komunën e Klinës, kryetari i komunës, z. Zenun Elezaj, më pati shprehur rëndësinë që do të kishte ndërtimi i rrugës transiti i Klinës për qytetin. Sot pata kënaqësinë të shoh nga afër progresin që është arritur, falë mbështetjes dhe bashkëfinancimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Rruga transit, përveç se do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe qasjen në zonat përreth, krijon qasje edhe për zonën arkeologjike të Dresnikut, duke ndërthurur zhvillimin infrastrukturor me rëndësinë kulturore dhe historike të vendit.
Në LOT-in 2 të këtij projekti, të cilin e vizituam bashkë me Kryetarin Elezaj, janë duke u realizuar punime në një gjatësi prej 1550 metrash që përfshin dy ura, trotuare dhe shtigje për biçikleta. Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 8.5 milionë euro, ndërsa vetëm LOT-i 2 kap vlerën prej gati 2 milionë euro.

Lexo dhe:

U mbajt takimi i parë i Grupit Punues Ndër-Institucional për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues Ndër-Institucional për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Plani ka për qëllim të ruajë dhe zhvillojë këtë hapësirë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, duke e trajtuar atë me kujdesin dhe vëmendjen që meriton.
Ky është një proces ndërinstitucional, gjithëpërfshirës dhe i udhëhequr nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes Institutit për Planifikim Hapësinor.
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” nuk është vetëm një vend i kujtesës, por një simbol i sakrificës dhe rezistencës së popullit të Kosovës. Përmes këtij plani, synojmë të sigurojmë një të ardhme të dinjitetshme për këtë hapësirë me vlera të pazëvendësueshme.
Lexo më shumë

Gjatë vizitave në terren, pamë nga afër punimet që po zhvillohen në urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Gjatë vizitave të djeshme në terren, pamë nga afër edhe punimet që po zhvillohen në urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Lexo më shumë