Lajmet

12 qershor 2025

Përuruam një rrugë të rëndësisë së madhe për banorët e komunës së Shtimes

Përuruam sot një rrugë të rëndësisë së madhe për banorët e komunës së Shtimes. Rruga që lidh fshatrat Carralevë, Pjetërshticë, Dugë dhe Karaqicë tashmë është asfaltuar dhe përfunduar.
Kjo rrugë, me gjatësi 4.2 kilometra dhe gjerësi prej 4 metrash është një mundësi e re për zhvillim ekonomik, agroturizëm dhe lidhje më të lehtë për banorët e kësaj ane.
Bashkë me kryetarin Qemajl Aliu, zëvendësministrin Jeton Raka dhe banorët e zonës patëm kënaqësinë ta përurojmë këtë rrugë që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin kualitetit të jetës në këto fshatra.

Lexo dhe:

U miratua vendimi për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin "Adem Jashari"

Në mbledhjen e 261-të të Qeverisë në detyrë, ndër të tjera miratuam vendimin për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin "Adem Jashari", me synimin që kompleksi të nderohet ashtu siç e meriton, si një vatër e përhershme e sakrificës për liri, për breza të tana.
Lexo më shumë

Ministri Aliu me ftesë të z. Izeti Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV, vizitoi Shkupin

Në Shkup, me ftesë të z. Izeti Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV, mora pjesë në diskutim me kolegët e rajonit mbi arritjet tona në agjendën e gjelbër dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.
Lexo më shumë