Përuruam një rrugë të rëndësisë së madhe për banorët e komunës së Shtimes
Përuruam sot një rrugë të rëndësisë së madhe për banorët e komunës së Shtimes. Rruga që lidh fshatrat Carralevë, Pjetërshticë, Dugë dhe Karaqicë tashmë është asfaltuar dhe përfunduar.
Kjo rrugë, me gjatësi 4.2 kilometra dhe gjerësi prej 4 metrash është një mundësi e re për zhvillim ekonomik, agroturizëm dhe lidhje më të lehtë për banorët e kësaj ane.
Bashkë me kryetarin Qemajl Aliu, zëvendësministrin Jeton Raka dhe banorët e zonës patëm kënaqësinë ta përurojmë këtë rrugë që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin kualitetit të jetës në këto fshatra.