Ne Hamburg u mbajt Konferenca për Qëndrueshmëri me pjesëmarrjen e ministrave nga mbarë bota
Në Hamburg, nën mikpritjen e Ministres Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, znj. Reem Alabali-Radovan, dhe Kryetarit të Hamburgut, z. Peter Tschentscher, u mbajt Konferenca për Qëndrueshmëri me pjesëmarrjen e ministrave nga mbarë bota.
Në hapje, Zëvendëskancelari gjerman dhe Ministër Federal i Financave, z. Lars Klingbeil, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm.
Edhe Kosova ndan këtë vizion dhe e vlerëson lart partneritetin me Qeverinë Gjermane përmes projekteve të përbashkëta që kemi për zhvillim të qëndrueshëm.