Në Bruksel, në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Arkitektëve të Evropës (ACE-së), po merr pjesë për herë të parë Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës
Në Bruksel, në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Arkitektëve të Evropës (ACE-së), po merr pjesë për herë të parë Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës
![✏️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6b/1.5/16/270f.png)
![👷🏻♀️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6e/1.5/16/1f477_1f3fb_200d_2640.png)
![🏘️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tb8/1.5/16/1f3d8.png)
![✅](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tba/1.5/16/2705.png)
Lajm shumë i mirë, që në këtë Asamble, pas një angazhimi të gjatë e intenziv, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, është pranuar Anëtar Vëzhgues (që njëherit është statusi maksimal për shtetet jo-anëtare të BE-së)
Kosova ka inaguruar Ekspozitën "ARKITEKTURA NË KONTEKST TRADICIONAL", konceptet bashkëkohore të restaurimit, rivitalizimit dhe zgjerimit, të aplikuara në projektet e monumenteve të Trashëgimisë Arkitekturore të disa qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, ku pjesëmarrës ishin kryetarja e ACE-së, përfaqësuesit e asociacionit të Arkitektëve të Evropës dhe gjithë shteteve anëtare të BE-së dhe të interesuarit tjerë.
Kjo ekspozitë përfshin projektet konceptuale të realizuara nga studentët e nivelit master në kuadër të hartimit të temave të seminarit dhe temave të masterit të realizuara nën mentorimin e Prof. Dr. Flamur Dolit, njëherit edhe Autor i përgatitjes së Ekspozitës, ku po ashtu është bërë edhe përurimi i dy monografive të Autorit si: “Arkitektura popullore e Kosovës” dhe “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitekturore në Kosovë”.