Lajmet

26 nëntor 2023

Në Bruksel, në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Arkitektëve të Evropës (ACE-së), po merr pjesë për herë të parë Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës

Në Bruksel, në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Arkitektëve të Evropës (ACE-së), po merr pjesë për herë të parë Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës
✏️👷🏻‍♀️🏘️✅
Lajm shumë i mirë, që në këtë Asamble, pas një angazhimi të gjatë e intenziv, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, është pranuar Anëtar Vëzhgues (që njëherit është statusi maksimal për shtetet jo-anëtare të BE-së)
Kosova ka inaguruar Ekspozitën "ARKITEKTURA NË KONTEKST TRADICIONAL", konceptet bashkëkohore të restaurimit, rivitalizimit dhe zgjerimit, të aplikuara në projektet e monumenteve të Trashëgimisë Arkitekturore të disa qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, ku pjesëmarrës ishin kryetarja e ACE-së, përfaqësuesit e asociacionit të Arkitektëve të Evropës dhe gjithë shteteve anëtare të BE-së dhe të interesuarit tjerë.
Kjo ekspozitë përfshin projektet konceptuale të realizuara nga studentët e nivelit master në kuadër të hartimit të temave të seminarit dhe temave të masterit të realizuara nën mentorimin e Prof. Dr. Flamur Dolit, njëherit edhe Autor i përgatitjes së Ekspozitës, ku po ashtu është bërë edhe përurimi i dy monografive të Autorit si: “Arkitektura popullore e Kosovës” dhe “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitekturore në Kosovë”.

Lexo dhe:

Prej sot, nis funksionalizimi i shërbimeve kadastrale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan

Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë, vizituam komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, me ç’rast takuam kryetarët e komunave përkatëse për të bërë lansimin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale, kështu duke hapur në secilën komunë Zyret Kadastrale Komunale.
Qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyrat Kadastrale Komunale në funksion të tyre, ku do të mund të marrin shërbimet kadastrale në komunën e tyre, fillimisht Certifikatën e Pronësisë dhe Kopjen e Planit, e më vonë edhe shërbimet tjera.
Në drejtim të forcimit të shërbimeve komunale, lehtësimit të punës, dixhitalizimit dhe ofrimit të mëtutjeshëm të mbështetjes për qytetarët e komunave përkatëse, sot përveç takimit me kryetarë, takuam qytetarë, të cilëve për herë të parë ju shpërndamë Certifikatat e Pronësisë.
Falënderoj të gjithë qytetarët e komunave përkatëse, kryetarët Erden Atiq, Lulzim Hetemi, Izmir Zeqiri, Ilir Peci, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe të gjithë ekspertët nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme për një bashkëpunim të shkëlqyer në arritjen e sigurimit të pajisjeve teknologjike dhe infrastrukturës përcjellëse, në mënyrë që të funksionalizojmë zyrat kadastrale në këto komuna, pas plot 23 viteve.
Jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.
Lexo më shumë

Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes të shtuar


Vazhdimisht në teren, për tu kujdesur që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë tonën.

Jemi duke zbatuar masat e mirëmbajtjes dimërore në të gjithë territorin e Kosovës, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore.

Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes të shtuar duke ju përshtatur kushteve të rrugëve dhe të kenë me vete pajisjet e nevojshme për qarkullim rrugor.

Lexo më shumë