Lajmet

22 shtator 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 13.09.2023 ka miratuar Vendimin Nr.13/159 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i katër projekteve

 

Qeveria e Republikës së  Kosovës, me datë 13.09.2023 ka miratuar  Vendimin Nr.13/159   për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i  pronave të paluajtshme të   pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të  cilat preken nga realizimi i katër  (4) Projekteve si më poshtë:

 

-        Rikonstruktimi dhe zgjerimi i ‘’Deponisë  Sanitare’’ ekzistuese në Landovicë për regjionin e Prizrenit, Zona  Kadastrale: Landovicë,  Komuna Prizren,

 

-        Rikonstruktimi dhe zgjerimi i ‘’Deponisë  Sanitare’’ ekzistuese në Velekincë, për regjionitn e Gjilanit, Zonat  Kadastrale: Velekincë dhe Uglarë,  Komuna Gjilan, 

 

-        Ndërtimi  ‘’Deponisë se re  Sanitare’’, për regjionin e Prishtinës, Zonat  Kadastrale: Puturoc, Ribari i Madh dhe  Qylagë,  Komuna Lipjan, 

 

-        Rehabilitimi,  mbyllja dhe ndërtimi i stacionit të transferit  i ‘’Deponisë  Sanitare’’ në Dumnicë e Poshtme, për regjioniin e Podujevës, Zona  Kadastrale: Dumnicë e Poshtme,  Komuna Podujevë, sipas tabelave bashkëngjitur këtij vendimi.

 

Bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, Departamenti i Shpronësimit  ka caktuar mbajtjen e Dëgjimeve Publike në Komunat Lipjan, Podujevë, Gjilan dhe Prizren si në vijim:

 

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Lipjanit,  do të mbahet me datë  26 shtator  2023,  Ora 10:30 në  Sallën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ndërtesa e  Re e Qeverisë së Kosovës ish ‘’RILINDJA’’,  Kati I 17  përkatësisht për zonat kadastrale:

     

    Puturoc, Ribari i Madh dhe Qylagë

     

  1. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Podujevë,  do të mbahet me datë  27 shtator  2023,  Ora 10:30 në  Sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës,  përkatësisht për zonën kadastrale:

     

    Dumnicë e Poshtme

     

  2. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Gjilanit,  do të mbahet me datë  28 shtator  2023,  Ora 10:30 në  Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit,  përkatësisht për zonat kadastrale:

     

    Velekincë dhe Uglarë

     

  3. Dëgjimi publik  lidhur me shpronësimin e kërkuar, të  të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Prizrenit,  do të mbahet me datë  29 shtator  2023,  Ora 10:30 në  Sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit,  përkatësisht për zonë kadastrale:

     

                Landovicë

     

    Në Dëgjime Publike duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit nga:

     

    1. Subjekti Kërkues- Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh.A(KMDK) për të bërë prezentimin e Projekteve
    2. Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) dhe palët e interesuara.

       

      Dëgjimet Publike  për shpronësim do të udhëheqen nga Departamenti i Shpronësimit

       

Vendimi13/59

 

 

 

 

Lexo dhe:

Zgjatet afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky afat është zgjatur deri më datën 31 dhjetor 2025, dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në komunat e tyre përkatëse. 

Programi i Qeverisë së Kosovës për trajtimin e ndërtimeve pa leje (programi i legalizimit) është një iniciativë e rëndësishme që prodhon përfitime të prekshme për qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu sqarimin e të drejtave pronësore përmes regjistrimit në Kadastër dhe Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP), si dhe zhbllokimin e kapitalit aktualisht të kyçur në ndërtimet pa leje i cili mund të përdoret për të nxitur rritjen ekonomike. 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës inkurajon të gjithë qytetarët të mos humbasin këtë mundësi, dhe të aplikojnë për legalizimin e ndërtimeve pa leje. 

Lexo më shumë

Me marshin me biçikleta MMPHI shënoi “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”


  

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë-organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, shënuan “Ditën Ndërkombëtare pa Makina” e cila tashmë është bërë tradicionale më 22 shtator 2023.

 

Kryesuesi i Këshillit Organizativ z. Besmir Kokollari potencoi që MMPHI në vazhdimësi shënon festat mjedisore në kuadër të kalendarit mjedisor, gjë që edhe sot po shënojmë 22 shtatorin “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”.

Me marshin me biçikleta me ç’rast u bë ndalim-qarkullimi për makina, u krijua hapësira publike për aktivitete, ecje dhe çiklizëm, me te cilin përçuam një mesazh tek qytetarët që të përdorin sa më shumë biçikletën, transportin publik, dhe mjetet tjera alternative që shkaktojnë sa më pak ndotje apo zero ndotje. MMPHI është e përkushtuar të bëjë këto aktivitete në vazhdimësi që do të ndikojnë për ngritjen e nivelit për edukim dhe ndërgjegjësim mjedisor.

 

z. Pëllumb Bajqinofci, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, me këtë rast u zotua se komuna e Prishtinës do te punoj edhe me shume në rregullimin e infrastrukturës e nevojshme për biçikleta dhe trotinet.

 

Përderisa Berat Rakovica nga OJQ-në “Marakli t’biçiklave”, shprehet se më mirë do të ishte që të krijohet infrastruktura e duhur që rrugët të jenë të shfrytëzuara edhe nga makinat edhe nga biçikletat.

 

Drejtori i drejtorisë regjionale të Prishtinës nga Policia e Kosovës, z. Basri Shabani, tha se Policia e Kosovës, ka bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Organizativ për implementimin e këtij aktiviteti dhe ka marrë të gjitha masat operative që të sigurohen qytetarët gjatë këtij aktiviteti.

 

Po ashtu sot në ora 19:30 ju ftojmë në aktivitetit e  radhës “Kinemaja me Biçikleta”- “Bike On Cinema”– Parku Taukbashqe, Prishtinë, ku pjesëmarrësit inkurajohen të vinë në kinema me biçikleta.

 

 

Lexo më shumë