Lajmet

25 tetor 2024

Projekti i ndërtimit të shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit drejt përfundimit

Projekti i ndërtimit të shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit drejt përfundimit.

Ky projekt është në vlerë mbi 3 milionë euro dhe përveç ndërtimit të shtratit të lumit me gurë për të siguruar mbrojtje nga erozioni dhe përmbytjet, përfshinë edhe kryerjen e punëve të tjera si:

* Instalimi i ndriçimit publik për rritjen e sigurisë së hapësirave të përbashkëta;

* Ndërtimi i trotuareve të reja ;

* Rrjeti i ujësjellësit;

* Rrjeti i kanalizimit.

Projekti i cili ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit të Deçanit, duke siguruar një sistem më të mirë menaxhimi të ujërave dhe përmirësimin e hapësirave publike për banorët lokalë dhe vizitorët, pritët të inaugurohet shpejtë.

 

Lexo dhe:

Ministri Aliu vizitoi fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Rajonale R128, Segmenti Nadakovc - Ceceli

Sot vizituam fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Rajonale R128, Segmenti Nadakovc - Ceceli, me gjatësi 12.37 km dhe vlerë 1.27 milion euro.

Bashkë me zv. ministrin Durmishi dhe deputetët nga kjo zonë takuam qytetarët të cilët prekën nga ky projekt, i cili rritë sigurinë dhe ndikon në zhvillimin e kësaj zone.

 

Lexo më shumë

Në përfundim e sipër rregullimi e asfaltimi i rrugës Bare-Selac me gjatësi 8.4 Km

Në përfundim e sipër rregullimi e asfaltimi i edhe një rruge që shërben si nyje e rëndësishme si për sigurinë ashtu edhe për banorët në veri të vendit. Rruga Bare-Selac me gjatësi 8.4 Km do të lehtësojë jetën e qytetarëve për çka ata do të lëvizin shumë më lehtë e më shpejtë.

Lexo më shumë