Ministri Aliu me zëvendësministrin Durmishi priten në takim zëvendësministren e Ministrisë së Transportit, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri
Bashkë me ministrin Aliu, sot kemi pritur në takim zëvendësministren e Ministrisë së Transportit, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri me bashkëpunëtorë.
Duke e uruar zëvendësministren për pozitën e saj të re i dëshiruam shumë suksese dhe njëkohësisht i ofruam bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe shumë konstruktiv në kuadër të dy ministrive tona.
Na gëzoj fakti që ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë dhe autostrada Shkup - Bllacë, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re.
Ditëve në vazhdim priten hapa konkret drejtë realizimit të këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për ne.