Lajmet

10 korrik 2024

Pas Mbledhjes së Qeverisë, u mbajt Konferencë për media ndërlidhur me realizimin e shpronësimeve të projekteve të rëndësishme infrastrukturore

Sot, pas Mbledhjes së Qeverisë, patëm Konferencë për media ndërlidhur me realizimin e shpronësimeve të projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Për çdo projekt, kemi arritur që të finalizojmë procedurat e nevojshme të shpronësimit, ku kemi ndarë buxhetin e nevojshëm, e po ashtu kemi angazhuar mbikqyrje të jashtme profesionale, gjithnjë në shërbim të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës vendore.

Gjatë mbledhjes së sotshme të Qeverisë miratuam vendimet preliminare për shpronësimin e pronave për realizimin e projekteve:

-Ndërtimi i Rrugës Rajonale 𝐑𝟐𝟐𝟏 𝐂𝐞𝐫𝐤𝐨𝐥𝐞𝐳-𝐑𝐚𝐤𝐨𝐬𝐡 - Zonat Kadastrale: Cerkolez, Rakosh, Suhogërllë të Komunës së Istogut.

-Zgjerimi i Rrugës Nacionale 𝐍𝟗 𝐊𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞̈-𝐙𝐚𝐡𝐚𝐪, 𝐒𝐞𝐠𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐃𝐨𝐥𝐥𝐜-𝐑𝐚𝐦𝐮𝐧, Zonat Kadastrale: Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc, Pjetërq i Epërm dhe Pjetërq i Poshtëm, të Komunës së Klinës dhe Zonat Kadastrale: Jabllanicë, Kliçinë, Leshan, Gllaviçicë dhe Ramun të Komunës së Pejës.

-Konservimi, Restaurimi dhe 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐤𝐬𝐢𝐭 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥 ‘’𝐌𝐚𝐬𝐚𝐤𝐫𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐜̧𝐚𝐤𝐮𝐭’’ ZK Reçak, në Komunën e Shtimes.

Lexo dhe:

Filluan punimet në 𝐑𝐫𝐮𝐠𝐞̈n 𝐁𝐚𝐫𝐞-𝐒𝐞𝐥𝐚𝐜, prej 8.4km

Një tjetër lajm i mirë - Fillimi i punimeve të 𝐑𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐬 𝐁𝐚𝐫𝐞-𝐒𝐞𝐥𝐚𝐜, prej 8.4km.

Ashtu, edhe siç jam zotuar në Seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 6 Tetor 2023, për ndërtimin e rrugës Bare - Selac prej 8.4km, prej sot kemi nisur punimet në këtë rrugë të rëndësishme, si nyje që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të vendit.

Bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, takuam shumë prej banorëve të kësaj zone dhe bashkarisht diskutuam për rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore. Si rezultat i asfaltimit të shumë rrugëve në veri të vendit, kemi shkurtuar dukshëm lëvizjen për të gjithë banorët, në veçanti në fshatra, e që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, të gjithë qytetarët kanë qasje më të shpejtë e më të lehtë.

Lexo më shumë

Përurohet përfundimi i punimeve i “Rrugës 14 dhjetori - Unaza e Vogel e Qytetit, në Shtime”, në vlerë totale prej 382,542.00 euro

Sot përuruam përfundimin e punimeve të “Rrugës 14 dhjetori - Unaza e Vogel e Qytetit, në Shtime”, në vlerë totale prej 382,542.00 euro.
Bashkë me kryetarin e komunës, Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e përfundimit të punimeve. Ky projekt përfshinë shtegun për biçikleta, trotuaret, ndriçimin publik, dhe hapësira të dedikuara për qytetarët, njëherit ndërlidhet me rrugët "Adem Jashari" dhe "Anton Çeta".
Vazhdojmë më tej me projekte tjera të rëndësishme në dobi të qytetarëve...
Lexo më shumë