Sot, pas Mbledhjes së Qeverisë, patëm Konferencë për media ndërlidhur me realizimin e shpronësimeve të projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Për çdo projekt, kemi arritur që të finalizojmë procedurat e nevojshme të shpronësimit, ku kemi ndarë buxhetin e nevojshëm, e po ashtu kemi angazhuar mbikqyrje të jashtme profesionale, gjithnjë në shërbim të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës vendore.
Gjatë mbledhjes së sotshme të Qeverisë miratuam vendimet preliminare për shpronësimin e pronave për realizimin e projekteve:
-Ndërtimi i Rrugës Rajonale 𝐑𝟐𝟐𝟏 𝐂𝐞𝐫𝐤𝐨𝐥𝐞𝐳-𝐑𝐚𝐤𝐨𝐬𝐡 - Zonat Kadastrale: Cerkolez, Rakosh, Suhogërllë të Komunës së Istogut.
-Zgjerimi i Rrugës Nacionale 𝐍𝟗 𝐊𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞̈-𝐙𝐚𝐡𝐚𝐪, 𝐒𝐞𝐠𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐃𝐨𝐥𝐥𝐜-𝐑𝐚𝐦𝐮𝐧, Zonat Kadastrale: Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc, Pjetërq i Epërm dhe Pjetërq i Poshtëm, të Komunës së Klinës dhe Zonat Kadastrale: Jabllanicë, Kliçinë, Leshan, Gllaviçicë dhe Ramun të Komunës së Pejës.
-Konservimi, Restaurimi dhe 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐤𝐬𝐢𝐭 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥 ‘’𝐌𝐚𝐬𝐚𝐤𝐫𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐜̧𝐚𝐤𝐮𝐭’’ ZK Reçak, në Komunën e Shtimes.