Lajmet

16 korrik 2024

Përurohet përfundimi i punimeve i “Rrugës 14 dhjetori - Unaza e Vogel e Qytetit, në Shtime”, në vlerë totale prej 382,542.00 euro

Sot përuruam përfundimin e punimeve të “Rrugës 14 dhjetori - Unaza e Vogel e Qytetit, në Shtime”, në vlerë totale prej 382,542.00 euro.
Bashkë me kryetarin e komunës, Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e përfundimit të punimeve. Ky projekt përfshinë shtegun për biçikleta, trotuaret, ndriçimin publik, dhe hapësira të dedikuara për qytetarët, njëherit ndërlidhet me rrugët "Adem Jashari" dhe "Anton Çeta".
Vazhdojmë më tej me projekte tjera të rëndësishme në dobi të qytetarëve...

Lexo dhe:

Pas Mbledhjes së Qeverisë, u mbajt Konferencë për media ndërlidhur me realizimin e shpronësimeve të projekteve të rëndësishme infrastrukturore

Sot, pas Mbledhjes së Qeverisë, patëm Konferencë për media ndërlidhur me realizimin e shpronësimeve të projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Për çdo projekt, kemi arritur që të finalizojmë procedurat e nevojshme të shpronësimit, ku kemi ndarë buxhetin e nevojshëm, e po ashtu kemi angazhuar mbikqyrje të jashtme profesionale, gjithnjë në shërbim të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës vendore.

Gjatë mbledhjes së sotshme të Qeverisë miratuam vendimet preliminare për shpronësimin e pronave për realizimin e projekteve:

-Ndërtimi i Rrugës Rajonale 𝐑𝟐𝟐𝟏 𝐂𝐞𝐫𝐤𝐨𝐥𝐞𝐳-𝐑𝐚𝐤𝐨𝐬𝐡 - Zonat Kadastrale: Cerkolez, Rakosh, Suhogërllë të Komunës së Istogut.

-Zgjerimi i Rrugës Nacionale 𝐍𝟗 𝐊𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞̈-𝐙𝐚𝐡𝐚𝐪, 𝐒𝐞𝐠𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐃𝐨𝐥𝐥𝐜-𝐑𝐚𝐦𝐮𝐧, Zonat Kadastrale: Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc, Pjetërq i Epërm dhe Pjetërq i Poshtëm, të Komunës së Klinës dhe Zonat Kadastrale: Jabllanicë, Kliçinë, Leshan, Gllaviçicë dhe Ramun të Komunës së Pejës.

-Konservimi, Restaurimi dhe 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐤𝐬𝐢𝐭 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥 ‘’𝐌𝐚𝐬𝐚𝐤𝐫𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐜̧𝐚𝐤𝐮𝐭’’ ZK Reçak, në Komunën e Shtimes.

Lexo më shumë

Nënshkruhet memorandumi për rindërtimin e 114 zonave kadastrale për 32 komuna të Kosovës

Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, sot është hapur një etapë të re për rindërtimin e kadastrit.
Këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë dhe do të mund të realizohen në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror, ministrisë, komunave, agjencisë kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat, njëherit përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike të tyre, e po ashtu lehtësojë legalizimin e objekteve.
Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit.
Lexo më shumë