Lajmet

05 prill 2024

Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës do te lehtësoj dhe rris mundësit e transportit

Linja Hekurudhore Prishtinë-Durrës do të lehtësoj dhe rris mundësitë e transportit, promovojë tregtinë e turizmin, dhe do të forcoje lidhjet ekonomike jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit.

Lexo dhe:

Në dy vitet e fundit, Republika e Kosovës i'u është bashkuar Iniciativës për Qeverisje të Gjelbër (GGI) të iniciuar nga ShBA-të

Në dy vitet e fundit, Republika e Kosovës i'u është bashkuar Iniciativës për Qeverisje të Gjelbër (GGI) të iniciuar nga ShBA-të.  Ky angazhim do të theksohet edhe më tej në takimin e ardhshëm të GGI-së, ku Kosova do të prezantojë strategjinë dhe përkushtimin e saj të plotë ndaj qeverisjes së gjelbër dhe veprimeve për klimën.

Në këtë takim, me mbi 180 pjesëmarrës nga mbi 60 shtete të ndryshme, Agim Mazreku, në emër të MMPHI, do të prezantojë qasjen gjithëpërfshirëse të Kosovës ndaj qeverisjes së gjelbër dhe angazhimin ndaj ndryshimeve klimatike. Takimi do të zhvillohet nën udhëheqjen e z. Andrew Mayock, Shefi Federal i Qëndrueshmërisë brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit dhe Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për cilësinë e mjedisit.

Lexo më shumë

Janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e Shtretërve të lumenjve të Kosovës

Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.

Lumenjtë që do të pastrohen:

Lumi Nerodime - Kaçanik

Lumi Toplluha, Velezha - Prizren

Lumi Sitnica, Gurishta - Vushtrri

Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë - Gjilan

Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj

Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice - Lipjan

Lumi Kamenica - Novobërd

Lumi Ibër - Leposaviq

Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!

 

Lexo më shumë