Barometri i Reformave Evropiane Janar 2024
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, në bazë të kritereve gjithëpërfshirëse të vlerësimit të Barometrit, rangohet në mesin e dy ministrive me performancën më të mirë të zbatimit të reformave evropiane, me 64%.
Sot, u prezantua Edicioni i parë i Barometrit të Reformave Evropiane, nismë përmes të së cilës, po ndërmerret një vlerësim i një mënyre të veçantë për performancën e Qeverisë së Kosovës, veçanërisht ministrive, për zbatimin e reformave evropiane.
Padyshim se ky vlerësim do të ngrisë përgjegjegjshmërinë e institucioneve publike në zbatimin e tyre, dhe të rrisë edhe më tej angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie, duke vendosur kështu standarde të reja për përgjegjshmërinë institucionale.
Në vegëzën më poshtë mund të shkarkoni Edicionin e Parë të Barometrit:
https://eubarometer.org/.../barometri_reformave_evropiane...