Në Kuvendin e Republikës, me 61 vota PËR, kaluam Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor
Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbraztësira ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji:
Transpozon pjesërisht Direktiven 2015/413 të datës 11.03.2015 që ka të bëjë me lehtësimin e shkëmbimit të informative ndërkombtare në çështjet e gjobave të lidhura me sigurinë në trafik;
Në përgjithësi janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik.
Kundërvajtjet në trafik janë të përshkallzuara;
Janë të përcaktuara dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun e trotineteve elektrike.
Dispozitat që rregullojnë veprimet në autoudhë ku parashihen ngritjet e gjobave për shkak të rrezikshmerisë.
Dispoziatat për drejtimin e mjetit motorik ku janë përshkallëzuar gjobat pa patentë shoferë dhe me patentë shofer jo valid.
Përcaktimi i përdorimit të video incizimeve si provë e shkeljeve nga pjesëmarrësit në trafik.
Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave elektronike;
Bartja e përgjegjësisë tek pronari i automjetit, për rastin kur nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor;
Dispozitat e veçanta ndaj shoferëve që ndosin rrugën me rrotat me baltë nga rruga e dheut, vendpunishtja dhe çfardo materiali që e ndotë rrugën;
Rregullimi i dispozitave lidhur me çështjen e masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik” për përsëritësit e shkeljeve.
Pasojat juridike të dënimeve janë rregulluar në mënyrë të detajuar.