Organizuar nga World Bank Kosovo, sot, mbajtëm punëtorinë mbi praktikat më të mira globale për planifikimin e investimeve, sigurisë dhe funksionimin e DIGAVE
Organizuar nga World Bank Kosovo, sot, mbajtëm punëtorinë mbi praktikat më të mira globale për planifikimin e investimeve, sigurisë dhe funksionimin e DIGAVE.
Në këtë punëtori diskutuam për zbatimin e Studimit të Planit të Investimeve për Resurset Ujore (WRIPS), përkatësisht Master Planin e ri të Ujërave për Kosovën, si dhe për Programet FLOWS, FLOWS 2 dhe fazat e ardhshme të implementimit.
Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale, si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë. Duke u bazuar në praktikat më të mira globale, synojmë që përvojat e tilla, t’i zbatojmë në Kosovë.