Mjedisi dhe Planfikimi hapësinor

INFRASTRUKTURA

Shqip

English

Srpski

Sapo u nënshkrua protokolli për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e Rrugëve të Fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nga zëvendësministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, z. Dritan Agolli

29.09.2023
Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës.Zonat e bashkëpunimit, siç përcaktohen në raportin mbi shqyrtimin dhe vlerësimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që lidhin zonat kufitare Kosovë – Shqipëri, janë fshatrat si më poshtë:Zapod () - Kërstec ( )Pogaj () - Gorozhup () dheDobrunë () - Blinishtë ().)
Lexo më shumë

Po vazhdon Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës

27.09.2023
Në Mbledhjen e 162-të të Qeverisë, miratuam vendimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të Rindëritimit dhe Renovimit të Shtëpive individuale të familjeve, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998/1999. Gjatë luftës së fundit, vendit tonë i janë shkaktuar dëme masive shkatërruese nga Serbia, që vazhdojmë t’i vuajmë ende edhe sot. Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me organin kompetent komunal, kemi marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore. )
Lexo më shumë

Miratuam vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut

27.09.2023
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin e rëndësishëm për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e parcelave, për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut. Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut plot me vlera historike, estetike, shkencore dhe kulturore, do të ketë plan menaxhimi, konservimi dhe promovimi, kështu për të siguruar mbrojtje dhe promovim të mirëfilltë për pasuritë e përbashkëta kulturore.)
Lexo më shumë

DEPARTAMENTI PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJËRAVE

INSTITUTI PËR

PLANIFIKIM HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I

PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT DHE BANIMIT

AUTORITETI

RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE

DEPARTAMENTI PËR

INSPEKTIMIN TË MJEDISIT, NATYRËS, UJËRAVE, NDËRTIMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I

SHPRONËSIMIT

DEPARTAMENTI PËR

INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE

DEPARTAMENTI

LIGJOR

DEPARTAMENTI I

FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

Shpalljet

03.02.2023

1. Vendimi Nr.01/124 datë 02.02.2023 për Punë Përgaditore 2. Vendimi Nr.02/124 datë 02.02.2023 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim

03.02.2023

Njoftim përmbyllja e regjistimit

17.01.2023

Regjistri i kërkesave që kanë aplikuar për Leje Mjedisore

13.01.2023

Stacion i karburanteve ne Sllatine , Fushe Kosove

Shiko të gjitha
Data me rëndësi:
https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/ImportantDates/2023_ad6ab8bc-dab2-45a4-aaef-b6202f5c7bcb.jpg

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, OJQ-në “Marakli t’biciklave”, do të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina” më 22 shtator 2023 duke filluar në ora 11:00 me marshin me biçikleta në rrugën “Dëshmorët e Kombit” Prishtinë sipas skemës të bashkangjitur, ndalim-qarkullimi për makina, krijohen hapësira publike për aktivitete, ecje dhe çiklizëm me aktivitete sipas agjendës.
22 shtator 2023

Video galeria

Shiko të gjitha

Foto galeria

Shiko të gjitha

Dokumente publike

Kërkesë për qasje në dokumente publike

Copyright ©

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës