DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME
Divisioni i burimeve njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
- Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
- Administron rekrutimin e personelit;
- Kontribon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
- Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj.
Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton të Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Burime Njerëzore, është shtatë (7).