AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE

Divizioni për pagesat ujore dhe projekte

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Në përputhje me  nenin 23 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit për  Pagesat Ujore dhe Projekte janë:

  • Kryen punët administrativo-financiare në nivel të rajonit të pellgjeve lumore;
  • Siguron mbledhjen e mjeteve financiare nga pagesat për shfrytëzimin e ujërave, shkarkimin e ujërave dhe për shfrytëzimin e inerteve;
  • Përgatit procesin e përllogaritjes së pagesave ujore dhe ngarkimit të operatorëve bazuar në lejen ujore;
  • Përgatit planin e të hyrave dhe shpenzimeve për rajonin e pellgjeve lumore;
  • Përgatit analiza ekonomike lidhur me shfrytëzimin e resurseve ujore dhe inerteve në nivel të pellgut lumor;
  • Shqyrton kërkesat në lidhje me ngarkimin dhe përllogaritjen sipas lejeve ujore;
  • Bashkëpunon në procesin e zgjidhjes së ankesave dhe kërkesave;
  • Identifikon, vlerëson dhe prioretizon projektet e veçanta duke u bazuar në strategjinë shtetërore për ujëra, planin e menaxhimit të pellgjeve lumore, programin e masave, planin për menaxhimin e rrezikut nga vërshimet etj;
  • Përgatit projektet zbatuese për realizim;
  • Mbikëqyr realizimin e projekteve;
  • Kryen analiza të kost-benefitit dhe analiza të burimeve të financimit të projekteve;
  • Mbikëqyrë sigurimin dhe alokimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve;
  • Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore  lidhur me identifikimin, vlerësimin dhe prioretizimin e projekteve dhe mbikëqyrjen e realizimit.

 

Kuadri ligjor për Pagesat Ujore dhe Projekte përbëhet nga:

 

  • Legjislacioni primar:
  • Legjislacioni sekondar:
  • Një (1) Rregullore e MMPH.
  • Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
  • Shtatëmbëdhjetë (17) Udhëzime Administrative, prej tyre gjashtëmbëdhjetë (16) të MMPH-së dhe një (1) i QRK-së
  •  Një (1) Rregullore e MMPH-së, Nr. 02/2016 për Mënyrën e  Përcaktimit të Prurjes së Pranueshme Ekologjike
  • Tridhjetë e katër (34) Vendime të QRK-së, Për përcaktimin e zonave të mbrojtura Ujore dhe masat e tyre mbrojtëse të burimeve ujore që përdoren për pije;
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit

 

Udhëheqës i DPUP-së është Naser Hafizi

Adresa: ish Pallati i Mediave “Rilindja”, Kati XV – Zyra 1603

10000 Prishtinë – KOSOVA

Tel. +383 (0) 38 200 32 204

E-mail: Naser.afizi@rks-gov.net