DEPARTAMENTI LIGJOR
1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit Ligjor janë:
1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore.
2. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
2.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit dhe
2.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
Drejtor i Departamentit Ligjor është Florije Boshnjaku
Ministria e Infrastrukturës
Ndërtesa e sh- Germisë, Kati II- Zyra C-212
Blv. Nëna Terezë, Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 211 558 cen.28 522
E-mail: florije.boshnjaku@rks-gov.net
1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë:
1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e
aplikueshëm në Kosovë;
1.2. Ofron ndihmë për strukturat
organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis të BE-së dhe me ligjet e
aplikueshme në Kosovë.
Udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është z.Milaim
AHMETAJ.
Ministria e Infrastrukturës
Ndërtesa e sh- Germisë, Kati II- Zyra C-213
Blv. Nëna Terezë, Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 211 555 cen.28 521
E-mail: Milaim.Ahmetaj@rks-gov.net
1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes
Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:
1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për zbatimin e
legjislacionit;
1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve,propozim-marrëveshjeve,
propozim memorandumeve dhe propozim- kontratave;
1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;
1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.
2. Udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të
Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është znj.Ajshe EJUPI.
Ministria e Infrastrukturës
Ndërtesa e sh- Germisë, Kati II- Zyra C-213
Blv. Nëna Terezë, Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 211 549 cen.28 515
E-mail: Ajshe.Ejupi@rks-gov.net