DEPARTAMENTI PËR INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE
Në mbështetje të Rregullorës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/2011 për themelimin e Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (Departamenti), dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi,Ministria e Infrastrukturës(MI), ka themeluar këtë Departament, detyrat dhe pergjegjësitë e të cilit janë:
1) Koordinon dhe ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e Integrimit Europian që bien në fushëveprim të MI-së;
2) Koordinon aktivitetet e MI-së për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Antarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian dhe fondet tjera;
3) Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të parashtruara nga ana e Komisionit Evropian;
4) Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit në fushëveprim të MI-së me atë të Acquis të BE-së;
5) Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Europian, për fushëveprimtarinë e MI-së.
6) Informon dhe këshillon departamentet e MI-së lidhur me implementimin e veprimeve dhe objektivave strategjike që kanë të bëjnë me planifikim të transportit.
Departamenti përbëhet prej dy Divizioneve:
a) Divizioni për integrim evropian; dhe
b) Divizioni për koordinim të politikave dhe planifikim të transportit.
Drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave u.d.
Saranda Jusufi
Kontakti:
Email: saranda.jusufi@rks-gov.net; Tel.: (+381) 28 043
Adresa: Ministria e Infrastrukturës:
Ndërtesa ish Gërmia rr. Nëna Terezë
Kati II, Zyra nr. C204
10000Prishtinë,