Lajmet

02 shkurt 2026

Nuk është e vërtetë se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje

Të dashur qytetarë,

Siç e kemi theksuar edhe më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është e përgatitur dhe plotësisht e përgjegjshme për mirëmbajtjen e rrugëve që janë në kompetencë të saj gjatë sezonit dimëror.

Mbrëmë, me fillimin e reshjeve të borës, ekipet tona janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e MMPHI-së, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt dhe të papenguar.

Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa.

Kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Lexo dhe:

MMPHI intensifikon punët e mirëmbajtjes, nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë

Z. Hysen Durmishi, Ushtrues Detyre i Ministrit të MMPHI-së, sot së bashku me drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, z. Qamil Feka, u takuan me menaxherët e kontratave të mirëmbajtjes dhe me punë kryesit. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, nga Departamenti për Menaxhimin e Trafikut Rrugor, z. Jeton Rexhepi.
Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për më shumë siguri në rrugë dhe qarkullim më të lehtë. Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë.
Përveç sanimit të gropave, njoftojmë edhe një herë qytetarët se jemi të përgatitur për sezonin e dimrit.
Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Durmishi, edhe një herë apeloi se kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm.
Lexo më shumë

Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet.

Të dashur qytetarë,

Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet.

Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile. Përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët tanë, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë.

I ftoj të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrje.

Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete.

 

 https://www.mit-ks.net/sq/njoftime

 

Lexo më shumë