Lajmet

11 prill 2025

Konferencë e Ministrit Aliu për projektin e Rindërtimit të Kadastrit ne 115 Zona Kadastrale

Një ndër projektet më strategjike për Kosovën – Rindërtimi i 115 Zonave Kadastrale, që synon modernizimin e sistemit kadastral dhe përmirësimin e saktësisë së të dhënave pronësore në vend, u prezantua në konferencën e mbajtur sot.

Bashkë me z. Avni Ahmeti, Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ju bëmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përfshihen aktivisht në këtë proces, që do të hapë rrugë për zgjidhjen e problemeve shekullore me trashëgimi të pronave dhe që kontribuon në zhvillimin

ekonomik të Kosovës.

Projekti do të nis zyrtarisht më 14 prill 2025, dhe qytetarët do të informohen me kohë për mënyrën dhe hapat që duhet ndjekur për përfshirje.

Lexo dhe:

Në kuadër të projektit FLOWS, arritëm që digën në Desivojcë të e zhvillojmë deri në dizajnin bazik

Në kuadër të projektit FLOWS, arritëm që digën në Desivojcë të e zhvillojmë deri në dizajnin bazik. Një hap më tutje drejt maturimit të projektit, me qëllim që të fillojmë ndërtimin së shpejti. Qytetarët e rajonit të Kamenicës shpesh janë goditur nga thatësira të përsëritura dhe kanë më së paku disponueshmëri të ujit në krahasim me shifrat për rajonin. Aktualisht në këtë zonë, furnizimi me ujë për kokë banori është vetëm 1600 metra kub në vit, që është vetëm 16% e mesatares rajonale. Ndërsa uji i akumuluar për kokë banori është 290 metra kub, shumë më pak se mesatarja rajonale prej 696 metra kub.

Ndërtimi i kësaj dige përveç që adreson nevojën për ujë të pijshëm dhe ujitje, do jetë masë mbrotjeje kundrejt vërshimeve dhe do ketë edhe potencial të prodhimit të energjisë elektrike.

 

Lexo më shumë

ARRITJET SIGURIA UJORE - për shumë dekada

ARRITJET

SIGURIA UJORE - për shumë dekada

Lexo më shumë