Lajmet

20 dhjetor 2023

Ministri Aliu mirëpret në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Mala

Ministri Aliu mirëpret në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Mala.
Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore në mes të dy shteteve dhe duke veçuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit, Ambasadorit z. Malaj i urova mirëseardhje dhe pune të mbarë në Kosovë.
U dakorduam se marrëdhëniet e shteteve tona duhet të jenë të prioritetit më të lartë, përherë përbrenda aspiratave të interesave dhe qëllimeve të kombit tonë, në të mirën e përgjithshme të qytetarëve.

Lexo dhe:

Të gjitha rrugët në veri do t’i mirëmbaj MMPHI

Kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ministria ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna.

Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km.

Lexo më shumë

Nënshkruhet kontrata për Ndërtimin e Urës së re të Rogovës

Nënshkruhet kontrata për Ndërtimin e Urës së re të Rogovës
Ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo që ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit. Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave.
Tani që është nënshkruar kontrata, do të fillojmë shumë shpejt me punimet!
Urime të gjithë qytetarëve!
Lexo më shumë