Lajmet

15 dhjetor 2023

Nënshkruhet kontrata për Ndërtimin e Urës së re të Rogovës

Nënshkruhet kontrata për Ndërtimin e Urës së re të Rogovës
Ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo që ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit. Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave.
Tani që është nënshkruar kontrata, do të fillojmë shumë shpejt me punimet!
Urime të gjithë qytetarëve!

Lexo dhe:

Ministri Aliu mirëpret në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Mala

Ministri Aliu mirëpret në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Mala.
Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore në mes të dy shteteve dhe duke veçuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit, Ambasadorit z. Malaj i urova mirëseardhje dhe pune të mbarë në Kosovë.
U dakorduam se marrëdhëniet e shteteve tona duhet të jenë të prioritetit më të lartë, përherë përbrenda aspiratave të interesave dhe qëllimeve të kombit tonë, në të mirën e përgjithshme të qytetarëve.
Lexo më shumë

Po punohet ne Autostraden Prishtinë - Gjilan / Gjilan - Dheu i Bardhë

Prej Banullës në Lipjan, e deri tek Bresalci në Gjilan, për t’i hapur më pastaj rrugë vazhdimit të këtij projekti tejet të rëndësishëm, me vazhdimin e autostradës nga Bresalci deri tek Dheu i bardhë. Rrjedhimisht, përmes kësaj autostrade, do të përfitojnë edhe më të dashurit tanë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Vazhdojmë e nuk ndalemi, sepse kemi akoma shumë punë për të bërë për qytetarët e për vendin tonë.

 

Lexo më shumë