Lajmet

03 dhjetor 2023

Fillojmë javën intensive të takimeve në COP28

Takimi i parë në COP28, me delegacionin e Global Environmental Facility (GEF), fondi më i madh multilateral për mjedisin. Kosova tashmë përfiton nga GEF përmes projektit rajonal për pellgun e Drinit, por synimi ynë është që të kemi qasje direkte në fondet e GEF për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Në pamundësi të ratifikimit të konventave bazë për këto fusha neve nuk na lejohet qasje.

Megjithatë, u dakorduam që për situatën tonë unike, kemi zgjidhje dhe hapësira për bashkëpunim përmes partnerëve tanë deri në momentin kur i bashkohemi konventave bazë.

Mjedisi dhe klima nuk kanë kufi, andaj Kosova nuk duhet lërë mbrapa.

 

Lexo dhe:

Kosova në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike


Bashkohuni me ne për këtë ngjarje të veçantë të COP28, ku në qendër të vëmendjes është vendosmëria e Kosovës për dekarbonizim dhe pjesëmarrje aktive në dialogun global për klimën. Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, po prezantojmë qëndrimin e guximshëm të Kosovës në aksionin mjedisor.

Kjo ngjarje jo vetëm që dëshmon vendosmërinë e Kosovës për tu bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar të klimës, por njëherit thekson faktin se pavarësisht përjashtimit nga mekanizmat mbështetës për ndryshime klimatike ne po punojmë që të sigurohemi që ekonomia e shoqëria jonë është stabile dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Bëhuni pjesë e këtij udhëtimi frymëzues dhe shikoni se si Kosova po vendos standarde të reja në peizazhin ndërkombëtar.

Lexo më shumë

Nga "World Climate Action Summit", dolën konkluzionet trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030

Përfundimi i "World Climate Action Summit", ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030.

Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin z. John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga Zv. Presidentja e Sh.B.A-ve, znj. Kamala Harris.

 

Lexo më shumë