Lajmet

04 dhjetor 2023

Nga "World Climate Action Summit", dolën konkluzionet trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030

Përfundimi i "World Climate Action Summit", ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030.

Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin z. John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga Zv. Presidentja e Sh.B.A-ve, znj. Kamala Harris.

 

Lexo dhe:

Fillojmë javën intensive të takimeve në COP28

Takimi i parë në COP28, me delegacionin e Global Environmental Facility (GEF), fondi më i madh multilateral për mjedisin. Kosova tashmë përfiton nga GEF përmes projektit rajonal për pellgun e Drinit, por synimi ynë është që të kemi qasje direkte në fondet e GEF për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Në pamundësi të ratifikimit të konventave bazë për këto fusha neve nuk na lejohet qasje.

Megjithatë, u dakorduam që për situatën tonë unike, kemi zgjidhje dhe hapësira për bashkëpunim përmes partnerëve tanë deri në momentin kur i bashkohemi konventave bazë.

Mjedisi dhe klima nuk kanë kufi, andaj Kosova nuk duhet lërë mbrapa.

 

Lexo më shumë

Punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10të, Fushë Kosovë - Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta


Punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10të, Fushë Kosovë - Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta

Tashmë po vazhdojmë me punime drejt Vushtrrisë, ku po bëjmë vendosjen e Binarëve dhe Traversave, si dhe paralelisht po punojmë në rehabilitimin dhe modernizimin e stacioneve hekurudhore.

Lexo më shumë