Lajmet

25 gusht 2023

Në kuadër të pjesëmarrjes në (GEF), pata një takim e bashkëbisedim të shkëlqyer me Ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen

Vlerësuam pozitivisht bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve tona, dhe theksuam se mundësitë e thellimit të bashkëpunimit janë të jashtëzakonshme. Ministrit ia shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit e popullit tonë për ndihmën, përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Kanadasë për Kosovën, përgjatë viteve.

Njëherit e njoftova se tashmë, Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën. Kështu, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë për përpjekjet e guximshme të Ukrainës ndaj agresorit rus, prej ditës së parë të konfliktit.

Ministrin e informova rreth angazhimit tonë maksimal që të anëtarësohemi në konventa ndërkombëtare, me ç’rast kërkova mbështetjen e Kanadasë, që rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në mekanizma dhe fonde të ndryshme multilaterale, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të nxitur ruajtjen e mjedisit në përgjithësi.

Për fund, Ministrin Ahmed Hussen, e ftova që të na vizitojë në Kosovë, dhe njëherit u dakorduam për bashkërendim të angazhimit dhe komunikimit në vijim, duke theksuar rëndësinë e madhe të adresimit të suksesshëm dhe efektiv të sfidave të lindura si pasojë e ndryshimeve klimatike me qëllim të garantimit dhe avancimit të mirëqenies së qytetarëve të të dyja vendeve.

Lexo dhe:

Republika e Kosovës në Asamblenë e Shtatë të (GEF), në Kanada

Bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu, si dhe me përfaqësues nga kabineti, jemi duke marrë pjesë në Asamblenë e Shtatë të GEF, njëherit Fondit më të madh Multilateral për Mjedis, kështu për të lobuar qasjen në këtë fond, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Në ndërkohë, jemi duke zhvilluar takime të shumëta bilaterale me homologë e partnerë për të diskutuar projektet tona konkrete dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.
 

Lexo më shumë

Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për VENDOSJEN E PANELEVE SOLARE fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW.

  • Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për VENDOSJEN E PANELEVE SOLARE fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW.

     

    Në nenin 2, paragrafin 2, të Udhëzimit Administrativ bazë, kemi bërë plotësim ndryshimin me paragrafët e rinj 2.15 dhe 2.16, si në vijim:

     

  • 2.15. Vendosja në çati e paneleve solare fotovoltaike, për prodhim të energjisë elektrike për vet-konsum, që janë konsumator familjar, me kapacitet të instaluar deri në 7 kW, siç definohet me legjislacionin përkatës për energji.

     

  • 2.16. Vendosja e termoizolimit në muret e jashtme të shtëpive familjare ekzistuese, por të cilat nuk e ndryshojnë dukjen/fasadën dhe nuk bien ndesh me nenin 14 nën-paragrafi 1.5 të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim.
Lexo më shumë