Lajmet

07 korrik 2023

Nënshkruam marrëveshjen në mes MMPHI dhe Infrakos për Financimin e Projekteve


Nënshkruam marrëveshjen në mes të MMPHI dhe Infrakos, për Financimin e Projekteve të dizajnimit preliminar të linjave hekurudhore:

Fushë Kosovë - Klinë - Pejë; si dhe Klinë – Prizren.

Pas përfundimit të TOR-it nga INFRAKOS, MMPHI ka siguruar buxhetin prej 2M€ për financimin e dizajnit preliminar, me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, për ti bërë të sigurtë, përfshirës, të qëndrueshëm nga ana mjedisore e sociale si dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën.

Po ashtu, nënshkruam marrëveshjen për Financimin e Projektit të Sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha.

Marrë parasysh aksidenteve të shkaktuara, në veçanti me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, nënshkruam marrëveshjen për Sigurimin e Vendkalimeve në Hekurudha. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të financojmë shumën prej 1.3M€, kështu për të rritur sigurinë hekurudhore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore..

 

 

Lexo dhe:

Filluan punimet për Rrugën e Tranzitit dhe Rrugën Shtime – Lipjan


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës z.Liburn Aliu bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e fillimit të punimeve për rehabilitimin rrënjësor e të domosdoshëm të rrugës 𝙏𝙧𝙖𝙣𝙯𝙞𝙩𝙞 si dhe rehabilitimin e rrugës 𝙎𝙝𝙩𝙞𝙢𝙚 - Lipjan që vlerën e plotë e arrijnë mbi dy milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët!

 


Lexo më shumë

Njoftim lidhur me finalizimin e Regjistrit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, është duke punuar në hartimin e legjislacionit sekondar të nevojshëm për themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe krijimin e organeve të tyre.

Janë miratuar tri (3) Udhëzime Administrative:

- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MMPHI) NR.08/2023 PËR PROCEDURËN E ZGJEDHJES SË ORGANEVE TË PËRKOHSHME TË ODËS GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË ODËS.

- UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI NR.07/2023 PËR PROCEDURËN PËR LICENCIMIN E ARKITEKTËVE TË REGJISTRUAR DHE INXHINIERËVE TË REGJISTRUAR DHE NËNSHKRIMIN E LICENCAVE.

- UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI NR.06 /2023 PËR PËRCAKTIMIN E AKTIVITETEVE DHE PËRGJEGJËSIVE PËR LICENCËN E KATEGORISË A DHE KATEGORISË B TË ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT.

Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, me datë 11.07.2023 ka përditësuar dhe publikuar Regjistrat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.

Regjistrat e publikuar mund ti gjeni në faqen zyrtare të MMPHI-së, linku: MMPHI (rks-gov.net).

Personat e përfshirë në Regjistër, do të njoftohen me kohë lidhur me procedurat e licencimit të cilat do të zhvillohen bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Personat që nuk kanë aplikuar për përfshirjen në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në afatin e paraparë kohor, aplikimin mund ta bëjnë pas funksionalizimit të Odës dhe organeve të saj.

Lexo më shumë