Lajmet

06 korrik 2023

Filluan punimet për Rrugën e Tranzitit dhe Rrugën Shtime – Lipjan


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës z.Liburn Aliu bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e fillimit të punimeve për rehabilitimin rrënjësor e të domosdoshëm të rrugës 𝙏𝙧𝙖𝙣𝙯𝙞𝙩𝙞 si dhe rehabilitimin e rrugës 𝙎𝙝𝙩𝙞𝙢𝙚 - Lipjan që vlerën e plotë e arrijnë mbi dy milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët!

 


Lexo dhe:

Filluan punimet për Rrugën Prishtinë - Podujevë.

Kanë filluar punimet për rrugën Prishtinë - Podujevë, dhe tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet

Do të bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Urime për të gjithë qytetarët!

 

Lexo më shumë

Nënshkruam marrëveshjen në mes MMPHI dhe Infrakos për Financimin e Projekteve


Nënshkruam marrëveshjen në mes të MMPHI dhe Infrakos, për Financimin e Projekteve të dizajnimit preliminar të linjave hekurudhore:

Fushë Kosovë - Klinë - Pejë; si dhe Klinë – Prizren.

Pas përfundimit të TOR-it nga INFRAKOS, MMPHI ka siguruar buxhetin prej 2M€ për financimin e dizajnit preliminar, me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, për ti bërë të sigurtë, përfshirës, të qëndrueshëm nga ana mjedisore e sociale si dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën.

Po ashtu, nënshkruam marrëveshjen për Financimin e Projektit të Sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha.

Marrë parasysh aksidenteve të shkaktuara, në veçanti me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, nënshkruam marrëveshjen për Sigurimin e Vendkalimeve në Hekurudha. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të financojmë shumën prej 1.3M€, kështu për të rritur sigurinë hekurudhore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore..

 

 

Lexo më shumë