Lajmet

16 mars 2023

Ministrat Aliu dhe Murati, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për renovimin e Terminaleve Doganore

Ministri Liburn Aliu dhe Ministri Hekuran Murati, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e projektit për Renovimin e Terminaleve Doganore.

 

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Minstrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përcaktimi i procedurave nga MMPHI për MFPT (Doganën e Kosovës) rreth implementimit të projektit: Renovimi i Terminaleve Doganore.

 

Vlera e përgjithshme është nëntë milion e njëqind e dhjetë mijë euro (9,110,000 €). Gjashtë milion euro (6,000,000 €) janë alokuar për vitin 2023, ndërsa tre milion e njëqind e dhjetë mijë euro (3,110,000 €) janë parashikuar për vitet buxhetore 2024 dhe 2025.

Lexo dhe:

Nënshkruhet marrëveshja subsidare për nxitjen dhe levimin e mundësive për Programin e Sigurisë së Ujit

Kjo Marrëveshje është arritur në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, i cili është zbatues i Projektit.
Sipas marrëveshjes së financimit ndërmjet Përfituesit dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim ("Asociacioni") të datës 13 korrik 2020 ("Marrëveshja e Financimit"), Asociacioni ka rënë dakord të vërë në dispozicion të Përfituesit një kredi në shumën prej njëzet e pesë milionë e njëqind mijë euro (25,100,000 €) me qëllim të financimit të Projektit për Programin e Sigurisë së Ujit.
Përfituesi pranon të vërë në dispozicion, përmes ndarjes buxhetore të MMPHI tek Subjekti Zbatues i Projektit, shumën prej dymbëdhjetë milionë e katërqind mije euro (12,400,000 €) (Granti) nga të ardhurat e kredisë sipas afateve dhe kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje dhe Marrëveshjen e Financimit.
Lexo më shumë

MMPHI shënon ditën botërore të ujërave me moton botërore “Përshpejto Ndryshimin”

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me SKAT programi IWRM-K, me rastin e 22 Marsit, “Ditës Ndërkombëtare të Ujit” dhe 23 Marsi “Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë”, mbajti takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të zyrës Zvicerane në Kosovë, partner të MMPHI-së, përfaqësues të Komunave, Kompanive Rajonale të Ujësjellësve, ekspert lokal dhe ndërkombëtar të fushës së ujërave.

Në fjalën e saj zv. Ministrja e MMPHI-së znj. Linda Çavdarbasha theksoi se ne jemi sot këtu për të shënuar 22 marsin “Ditën Botërore të Ujit”, që sivjet mbahet me moton botërore “Përshpejto Ndryshimin”- “Bëhu ndryshimi që do të shohësh në botë”. Ajo falënderoj partneret për mbështetje të deri tanishme. Pasi që ne jemi në proces të hartimit të Planeve të Menaxhimit të Pellgjeve Lumore si dokumentet themelore strategjike për menaxhimin gjithëpërfshirëse të ujërave me të cilët përcaktohen objektivat dhe veprimet e nevojshme për të siguruar zhvillim dhe menaxhim të qëndrueshëm të ujerave me qellim të plotësimit të nevojave për pije, zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Plani i Menaxhimit të Pellgut Lumor “Drini i Bardhe” ka përfunduar. I dukshëm është suksesi i qeverisjes me shërbime ujore, ku këtu kemi një avancim në reforma në krahasim me rajonin dhe jemi të gatshëm t’i shkëmbejmë përvojat. Qeveria ka punuar edhe në përmirësimin e performancës së Kompanive Rajonale të Ujit.

 

Në vazhdim, z. Servet Spahiu Sekretari i Përgjithshëm i MMPHI-së theksoi se shënimi i secilës festë mjedisore ka rëndësinë e saj. Investimet në sektorin e ujërave në vitet e fundit janë rritur në masë të madhe që demonstron përkushtimin tonë për investime në këtë sektor me rëndësi strategjike për mirëqenien e popullatës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror. Ne, si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës jemi duke punuar me qëllim zhvillimin e kapaciteteve dhe menaxhimin sa më të mirë të resurseve ujore, duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare, në pajtueshmëri dhe përputhshmëri me EU ACQUIS COMMUNAUTAIRE, në pikat si vijon:

-  Kompletimi i kuadrit ligjor (Hartimi i ligjit të ri për ujëra, Kompletimi i akteve nënligjore që kërkohen me Ligjin për Ujëra, Inicimi i hartimit të një ligji për financimin e menaxhimit të ujërave)

-  Konsolidimi institucional dhe ngritjen e kapaciteteve

-  Konsolidimi i burimeve dhe mekanizmave të financimit të menaxhimit të ujërave

-  Ndërtimi i akumulacioneve të reja të ujit me qëllim rritjen e kapacitetit të akumuluar për banorë

-  Mbrojtja e burimeve të ujit të pijshëm

-  Monitorimi kualitativ dhe kuantitativ të ujërave

-  Hartimi i Planeve të Menaxhimit të Pellgjeve Lumore

-  Mbrojtja e lumenjve nga degradimi

-  Zbatimi i masave për sigurinë e digave

-  Fuqizimin e Sistemit Informativ Ujor

Kurse, z.Naser Afizi Drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në MMPHI: -Ne jemi mobilizuar për të adresuar sfidat për ujin, duke u nisur nga forcimi i kornizës ligjore duke vazhduar me veprimet konkrete për adresimin e nevojës për ndërtimin e akumulimeve të reja (me mbështetjen e WBIF, duke filluar nga ato që janë prioritet i padiskutueshëm siç është diga e Firajës që do të sigurojë ujë për rajonet e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës dhe diga e Kamenicës për të siguruar ujin e nevojshëm për zonën më të thatë me ujëra. Po ashtu, tashmë kemi iniciuar hartimin e studimeve të fizibilitetit për tri diga tjera: Dragaqinë (Therandë), Pollatë (Podujevë) dhe Kuçicë (Skenderaj) si dhe hartimin e një plani në nivel të Kosovës përmes mbështetjes së Bankës Botërore, për ndërtimin e digave të reja, që është një përditësim i masterplanit të ujërave.

Takimi publik vazhdoi me z. Shiqeri Dermaku, udhëheqës i Divizionit të Ujërave, njëherit edhe Kryesues i GPN, me prezantimin dhe hapjen e debatit me të gjithë pjesëmarrësit për Koncept Dokumentin e Fushës së Ujërave me temat: Planet e menaxhimit të katër pellgjeve lumore; Siguria e ujit të pijes përmes ndërtimit të digave të reja; Menaxhimi i përmbytjeve/hartat e rrezikshmërisë.

Lexo më shumë