Përurohet rruga Vidomiriç – Banovdo
Vazhdojnë punimet dinamike në infrastrukturë në veri të vendit. Sot, bashkë me ministrin e MPB, z. Xhelal Sveçla, dhe ministrin e MAPL, z. Elbert Krasniqi, përuruam rrugën Vidomiriç – Banovdo në Mitrovicën e Veriut.
Kjo rrugë është po ashtu në vazhdën e përkushtimit tonë për të rritur sigurinë dhe mundësuar qarkullimin në këtë pjesë të vendit, që për gjithë këto vite ka qenë e harruar, si dhe krijimin e një rrjeti të rrugëve të reja duke hapur e lidhur sa më shumë këtë zonë me pjesën tjetër të vendit.