Lajmet

11 nëntor 2024

Miratohet Vendimi për shpronësim nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25", segmenti QMI - Lipjan.

Miratohet Vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit:

“Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25", segmenti QMI - Lipjan.

Së shpejti do të shpallet edhe njoftimi për tenderim për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme, e cila sipas projektit do shëndrrohet nga dy në katër korsi.

Nuk ka më projekte që nisnin e nuk përfundonin kurrë e as projekte që nisnin mbrapshtë e shtrohej asfalt pa shpronësim e projekt.

Lexo dhe:

Pjesëmarrja për herë të tretë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në COP29

 

Për herë të tretë rradhazi edhe këtë vit marrim pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në COP29. Na ndiqni në prezantimin e Kontributit të Përcaktuar Kombëtar, dokument zbatimin e së cilës e kemi kushtëzuar me pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në mekanizma multilateral të financimit klimatik.

Lexo më shumë